Kqyrne qysh i thumbon AAK’n e Nismën, deputetja e Vetëvendosjes

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu, përmes nji shkrimi në llogarinë e saj në Facebook i ka thumbue dy partitë opozitare, AAK dhe NISMA.

Haxhiu i quen hipokrizi thirrjet për protesta dhe në anën tjetër deklarimet se nuk ka vija të kuqe me asnji parti politike për koalicione.

Të ftosh protestë për dorëheqjen e regjimit autoritar dhe në anën tjetër të thuash se “nuk kemi vija të kuqe për asnjë parti politike”, përveç që është hipokrizi është edhe mashtrim për qytetarët.
Kosova nuk ka nevojë vetëm për ndryshim fytyrash por mbi të gjitha për ndryshim të mendësisë politike. Kosova ka nevojë për forcim të shtetit e dobësim të pushtetit. Ne kemi nevojë për shtet të qytetarëve dhe jo të pushtetarëve”, shkruejti Haxhiu.