Kqyrni qysh e lanë njerin me vdekë! (video)

Nji i moshuem asht kapë sot nga kamerat në Gjilan derisa asht rrxue në tokë pranë nji udhe dhe askush nga kalimtarët e rastit nuk e ka pa të arsyeshme që ta ndihmonte. Ma vonë u ba e ditun se i moshuemi ka vdekë aty.

Ngjarja ndodhi në orët e paradites dhe Policia e rajonit të Gjilanit ka konfirmue se personi në fjalë ka qenë nji 63 vjeçar që kishte probleme shëndetësore me zemër dhe vdekja e tij ka qenë e natyrshme.

“Sot është gjetur një trup i pajetë i një personi në rrugën Gjilan-Ferizaj, i lindur më 1954. Prokurori i Shtetit ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë më njësitet hetuese, ku nga mjeku kujdestar është vërtetuar se vdekja ka qenë e natyrshme, pasi ka dokumente për historinë e kësaj sëmundje”, ka bërë të ditur Policia.

Nga pamjet e sigurueme nga nji kamerë, shihet se si i moshuemi qëndron i shtritë për nji kohë të konsiderueshme dhe askush nga kalimtarët, edhe pse e shohin në atë gjendje, nuk afrohen për me ndihmue.

Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit, ka identifikue të gjithë dëshmitarët okularë të rastit të djeshëm ku nji person i të 60’tave u alivanos n’udhë e mandej dhe ndrroi jetë.

Simbas Ismet Hashanit, i cili asht zadhanës i policisë në komunën e Gjilanit, personat në fjalë, ku në pamjet të cilat qarkullojnë në internet shihen tue mos i ofrue ndihmë të moshuemit të alivanosun, janë intervistue.