KQZ anulon vendimin për decertifikim, Zafir Berisha i kthehet garës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anulue vendimin për decertifikimin e 87 kandidatëve që kanë kandidue për zgjedhjet lokale mbas vendimit të Gjykatës Supreme.

“Prej neve kërkohet me u anulue vendimi për decertifikimin e 87 kandidatëve. Komisioni Qendror Zgjedhor ka veprue simbas ligjit dhe ka zbatue ligjin mbi zgjedhjet e përgjithshme dhe zgjedhjet lokale dhe ka qenë e obligueme me veprue ashtu siç ka veprue. Na kemi me zbatue vendimin e Gjykatës Supreme çfarëdo qoftë ai. Mbas zgjedhjeve rekomandoj të mbledhemi dhe të diskutojmë për ligjet”, tha kryetarja e KQZ’s, Valdete Daka.

Ndër të decertifikuemit ishte edhe kandidati i Nismës për Prizren, Zafir Berisha, i cili kishte deklarue se nji gja e tillë ju ba për inate politike.