KQZ certifikoi kandidatët për zgjedhjet në Drenas

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhje, ku mori vendim për Certifikimin e Subjekteve Politike dhe Kandidatëve për pjesëmarrje në Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Drenasit  që do të mbahen më 4 Dhetor 2016.

Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim njoftoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se ka shqyrtue të gjithë dokumentacionin e pranue dhe se konstaton se janë plotësue të gjitha kushtet për certifikimin e tyne, thuhet në komunikatën e KQZ’s.

Mbas kësaj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për certifikimin e Subjekteve Politike dhe Kandidatëve, si në vijim:

 Partia Demokratike e Kosovës – Ramiz Lladrovci

Lidhja Demokratike e Kosovës – Bedri Nika

Nisma për Kosovën – Isa Xhemajlaj

Aleanca Kosova e Re – Elmi Thaçi

 Fjala – Vehbi Berisha

Kandidat i Pamvarun – Xhavit Drenori

Kandidat i Pamvarun – Naim Bazaj

Kandidat i Pamvarun – Rrahim Elshani

Po ashtu, gjatë mbledhjes Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretaritatit të KQZ’s, Enis Halimi bani të ditun se përgaditjet për zgjedhjet në këtë komunë janë tue vijue simbas Planit Operacional të miratuem nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.