KQZ certifikoi rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të 12 komunave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot certifikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të raundit të dyte për kryetarë të 12 komunave: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Podujevë, Shtime, Suharekë, Vushtrri dhe Malishevë.

Po ashtu, KQZ certifikoi rezultatin përfundimtar të rivotimit për kryetar të Komunës se Parteshit.

Ndërsa, KQZ shpalli rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve për kryetar të komunës së Kllokotit.