KQZ ende s’i ka sigurue paret për zgjedhjet lokale

Rreth 2 milionë euro i mungojnë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për organizim të zgjedhjeve lokale, që do të mbahen më 22 Tetor të këtij vjeti.

Kjo mbasi Qeveria e Kosovës në vendimin që kishte marrë më 15 Maj kishte rialokue nji pjesë të buxhetit të zgjedhjeve komunale për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Lajmi.net ka kontaktue zadhanësin e KQZ’s, Valmir Elezi për me pyet se a janë sigurue mjetet.

Ai ka thanë se janë në pritje të nji raportit të detajuem, në lidhje me koston e saktë të këtyne zgjedhjeve.