KQZ ka nji thirrje për partitë politike

Kanë mbetë edhe dy ditë kohë kur partitë politike duhen me i dorezue listat e kandidatëve për zgjedhjet lokale që organizohen me 22 Tetor.

KQZ iu ka ba thirrje partive politike që të përfundojnë listat me emnat e kandidatëve për kryetarë të komunave, mbasi që afati i fundit për këtë asht 22 Gushti, ditë e Martë.

“Deri më 22 Gusht subjektet politike duhen me i dorëzue listat e kandidatëve për Kryetarë të Komunave dhe listat e kandidatëve për Kuvendet Komunale. Të gjitha aplikimet që bahen kane me u shqyrtue nëse janë në përputhje me ligjin”, ka thanë Elezi per indeksonline.

“Na kemi m’i preitë aplikimet deri në orën 24:00 të ditës së Martë”, asht shprehë ai.