KQZ lejon tërheqjen e Bazajt nga gara për të parin e Drenasit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rishqyrtue edhe njiherë kërkesën e Naim Bazajt për tërheqje nga gara, mbasi kështu e ka obligue Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, dhe KQZ përsëri ka lejue tërheqjen e Bazajt.

Anëtarët e Komisionit, me shtatë vota pro dhe dy vota kundër, morën vendimin që me pranue tërheqjen nga gara zgjedhore të Naim Bazajt.

Adnan Rrustemi, anëtar i KQZ nga Lëvizja Vetëvendosje, ishte kundër që me ju lejue tërheqja nga gara Bazajt.

Simbas tij, ky vendim asht i paligjshëm, mbasi që KQZ’ja nuk mundet me ju përshtat secilës kërkesë të partive politike dhe kërkesave të kandidatëve, të cilat i adresojnë.

Bazaj, nji zyrtar i naltë i PDK’s në Drenas, mbasi nuk ishte kandidue nga partia, kishte vendosë me garue i pamvarun.

Por, mbas takimeve me Kadri Veseli, ai e ka ndërrue mendjen dhe publikisht ka shprehë përkrahje për kandidatin Ramiz Lladrovci.