KQZ merr vendimin: Qe sa ditë ka me u ba fushatë për Drenasin!

Komisioni Qendror Zgjedhor  në mbledhjen e mbajtun sot ka  vendos që fushata për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas ka me qenë pesë ditë.
Po ashtu KQZ ka ndar 268 mijë e 420 euro buxhet për zgjedhje të jashtëzakonshme që do të mbahen më 4 Dhetor në Gllogoc.

Në këtë mbledhje që e ka kryesue nga Sami Hamiti nga LDK asht kritikue mos prezenca e kryetares Valdete Daka e cila ishte në takimin e thirrun nga presidenti Thaçi.

Adnan Rrustemi nga VV ka kundërshtue pjesëmarrjen e Dakës në takimin e partive politike tue e quejt takimin me karakter politik që mund ta vë në dyshim paanshmëninë e KQZ’s.