KQZ pezullon nji numër të madh të partive

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, ka njoftue se KQZ’ja ka çregjistrue 10 parti dhe ka pezullue 12 të tjera.

Daka këto informacione i ka dhanë derisa ka raportue para Komisionit Parlamentar për Legjislacion.

“Për mosmbajtje të kuvendeve zgjedhore janë pezullue 12 parti politike, ndërsa 10 të tjera janë çregjistrue për mos përmbushje të kushteve”, ka thanë Daka derisa ka raportue para deputetëve, njofton Klan Kosova.

Daka asht kritikue shumë nga anëtarët e komisionit, sidomos nga kryetarja, Albulena Haxhiu.

Ajo ka thanë madje se KQZ ka shkelë Kushtetutën kur lejoji serbët me votue në veri me dokumente të lshueme nga institucionet paralele.