KQZ, Policia dhe Prokuroria mbajnë konferencë të përbashkët për zgjedhjet në Drenas

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit sot kanë me mbajtë konferencë të përbashkët për zgjedhjet në Drenas, të cilat kanë me u mbajtë të Diellën.

KQZ njofton se konferenca e përbashkët me Policinë e Kosovës dhe prokurorinë e Shtetit fillon në orën 11:00, ku ka me u diskutue për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Drenasit.