KQZ publikon rezultatet përfundimtare. Kjo asht renditja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot ka publikue rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e parakohshme të 11 Qershorit.

Simbas rezultateve përfundimtare, koalicioni PDK-AAK-Nisma ka fitue zgjedhjet me 33.74 përqind, e ndjekun nga Lëvizja Vetëvendosje me 27.49 përqind dhe koalicioni LDK-AKR me 25.53 përqind. Ndërsa, ndamjaa e ulëseve simbas subjekteve politike asht: Koalicioni PAN ka 39 ulëse, VV 32 ulëse dhe koalicioni LDK-AKR-Alternativa 29 ulëse.

Njoftimi nga kryetarja e KQZ’s, Valdete Daka:

“PDK, AAK, Nisma, PD, LB, PSHDK, PKK, ADK, Republikanët e Kosovës, Partia e Ballit, PSD, BKK, ka pasur gjithsejtë 245 mijë e 646 vota apo 33. 63 për qind, Lëvizja Vetëvendosje ka pasur 200 mijë e 137 vota apo 27. 49 për qind, LDK-AKR, ka pasur 185 mijë e 492 vota apo 25.53 për qind. Lista Serbe ka pasur 44 mijë e 578 vota apo 6.12 për qind. Partia Fjala ka pasur 7 mijë e 991 vota apo 1.10 për qind. KDTP ka 7 mijë 852 vota apo 1.08 për qind. Ndërsa ndarja e ulëseve sipas subjekteve politike është si në vijim. PDK, AAK, Nisma, PD, LB, PSHDK, PKK, ADK, Republikanët e Kosovës, Partia e Ballit, PSD, BKK i ka 39 ulëse, VV 32 ulëse, LDK-AKR 29 ulëse, Lista Serbe 9 ulëse, KDTP 2 ulëse, koalicioni Vakat 2 ulëse, NDS 1 ulëse, SLS 1 ulëse, PDAK 1 ulëse, PLE 1 ulëse, JGP 1 ulëse, PAE 1 ulëse dhe Partia Rome e Bashkuar Rome 1 ulëse”.