KQZ s’merr vendim për decertifikimin e 86 kandidatëve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka decertifikue 86 kandidatë me aktvendim të formës së preme nga Gjykatat e Kosovës, kjo mbasi që anëtarët e KQZ’s, kërkuan që të verifikohen mirë të gjithë kandidatët në mënyrë që të mos largojnë dikënd nga lista për ndonji gabim teknik.

Drejtoresha egzekutive e zyrës për regjistrim të partive poliitke dhe certifikim, tha se më 8 Shtator subjektet politike kanë dorëzue 5 kërkesa për heqjen nga listat të kandidatëve.

Ndërsa bani të ditun se nga mbi 7 mijë kandidatët, 86 kandidat janë që kanë aktgjykim përfundimtarë nga gjykatat e Republikës së Kosovës.

Zyra rekomandon që me decertifikue kandidatët që kanë aktgjykim të formës së preme.

Valdete Daka, kryetare e KQZ’s, tha se më 24 Gusht i kanë dërgue kërkesën Këshillit Gjyqësor dhe përgjigja ka mbrri mbasi që ata kanë ba certifikimin.