KQZ vendos për 86 kandidatët, ky asht vendimi për Zafir Berishën!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për decertifikimin e 86 kandidatëve për asamble komunale dhe kandidatëve për kryetar të komunave me 8 vota për 1 abstenim dhe 1 kundër.

Me këtë vendim kandidati i Nisma për Kosovën për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha decertifikohet dhe i pamundësohet gara për kreun e Prizrenit.

Anëtarët e KQZ’s ishin të ndamë rreth këtij vendimi.

Anëtari i KQZ’s, Eshref Vishi, nga Nisma për Kosovën tha se asht kundër mbasi e quejti të padrejtë.

Adnan Rrustemi, nga Vetëvendosje kërkoi që të mos largohen nga lista ata që janë denue qoftë për nji shkelje në komunikacion, por me i largue ata që janë të dënuem për korrupcion apo krime tjera të randa.

Edhe Betim Gjoshi, nga PDK tha se ligji asht arbitrar dhe i fut me nji thes të gjithë të dënuemit qoftë për dënime komunikacioni apo dënime tjera.

Ai tha se për këtë ligji duhet m’u ndryshue menjiherë nga Kuvendi i Kosovës sepse ligji asht arbitrar.

Megjithatë ai tha se pamvarësisht kësaj, ligji duhet zbatue. /kp

Shperndaje në: