KQZ zavendëson 63 kandidatë nga 86 sa ishin decertifikue për zgjedhje

Komisioni Qendor Zgjedhor në mbledhjen e sotme, i ka zavendësue 63 kandidatë, nga 86 sa ishin decertifikue me qëllim të pastrimit të listave.

Edhe pse numri i kandidatëve të decertifikuem ka qenë 86, në mbledhjen e të Shtunës në KQZ janë zavendësue 63, e kjo për shkak se partitë nuk i kanë dërgue kandidatët zëvendësues në Komisionin Qendror Zgjedhor.

Krejt procesi i certifikimit të kandidatëve për zgjedhjet lokale të 22 Tetorit, përfundon të Martën.

Ky vendim u mor nga shumica e anëtarëve të KQZ’s.

Kujtojmë, se i decertfikuem ka qenë edhe kandidati për kryetar të Prizrenit nga Nisma për Kosovën, Zafir Berisha i cili ka paralajmërue ankesë.

 

Shperndaje në: