Krasniqi: Besimi ne shkolla, per kalkulime politike

Na kemi qene kunder edhe atehere edhe tash. Une personalisht mendoj qe ne shoqnine tone s’asht diskutue kjo teme. Kjo duhet me u fole e me u studiue nga ministria e Arsimit, e jo nga ministria e Jashtme.

Ky asht nji shperblim politik qe lidhet me Bashkesine Islame.  Ka qene dasht qe si bashkesi ma e madhe fetare, mos me kerkue kete gja, – tha pastori Artur Krasniqi, n’emisionin Rrokum Roll.

“Na nuk e kemi nji pregaditje te njerezve laik qe kishin me mujt me dhane mesim per kete lande”, theksoi Krasniqi dhe tha se asht e sigurt qe çdo teolog qe kishte me dhane mesim, kishte me anue ne fene e vet – kjo asht normale.”

Toleranca ndermjet feve ne vendin tone, Krasniqi tha se duhet me ju atribue shoqnise, e jo autoriteteve te vendit.

Per kete arsye, ai tha se mesimi i feve ne shkolla kishte me sjelle marredhanie jo te mira mes nxanesve.

“Na besojme fuqishem se çashtja e fese asht çashtje personale e çdo njeriu”.

Per kerkesen per varreza, pastori tha se ata jane informue se kerkesa e tyne asht aprovue dhe se tash po presin nga drejtoria e Urbanizmit me u marre me kete çashtje.

“Na nuk bajme numrim te besimtareve, as nuk i shtijme me nenshkrue asgja”, u pergjigj ai ne pyetjen e moderatort Jupolli se sa asht numri i pergjithshem i besimtareve protestante.

E pse po bahen aq konvertime ne fene protestane, ai tha se ata nuk po bajne thirrje per konvertime, e simbas tij, kjo asht thjesht ndjenje e qytetareve.

“Na ne 17 rajone kemi kisha protestante”, kallxoi pastori.

Si shkeles ma te madh te lirive fetare ne Kosove, pastori e vleresoi shtetin, e jo shoqnine.