Krasniqi: Demaçi e ka meritue me qenë President!

Me rastin e 80-vjetorit të lindjes së Adem Demaçit n’Institutin Albanologjik asht mbajt nji tryezë shkencore.
Me ketë rast ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi ka thanë se asht keq që Demaçit kurrë nuk ju dha mundësia që të jetë President i Kosovës.

Ministri i drejtësisë, Hajredin Kuçi ka propozu se Presidenca ose Kuvendi të themelojnë nji çmim nderkombëtar me emnin “Adem Demaçi”.

Pos tyne me fjalime për veprën e Demaçit janë paraqit profesorë dhe studiues të ndryshëm nga Kosova dhe Shqipnia.