Krasniqi: Duhet nji komision i ri për Demarkacionin, që me i korrigjue gabimet e Murat Mehes

Jakup-Krasniqi

Ish-Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka thanë se duhet me u formue nji komision i ri për shenimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Ai ka deklarue se, vetëm në këtë mënyrë bahet korrigjimi i gabimeve që janë ba nga komisioni i udhëhequn nga Murat Meha.

Veç kësaj, Krasniqi ka folë edhe për marrëveshjet e Brukselit, tue thanë se, pajtimi i Kosovës për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe “asht i damshëm për Kosovën”. Ai argumentue se ky mekanizëm tejkalon Kushtetutën, mbasi “me këtë çashtje merret Qeveria, Parlamenti e Gjykata Kushtetuese”.

“S’jemi kundër Asociacionit. Por, ky mekanizëm duhet me qenë i bazuem në ligjet e Kushtetutën e Kosovës. Na e kemi Asociacionin e Komunave që s’asht marrë as Qeveria, as Kuvendi dhe as Gjykata Kushtetuese”, ka shtue ai.

Këto komente, Jakup Krasniqi i ka ba në Konventën e Rinisë së NISMA për Kosovën.