Krasniqi e ‘godet’ Thaçin. Kujna me i dhanë pergjegjësi

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka theksue se Qeveria Mustafa do të mbahet mend për kabinetin e madh qeveritar me shumë ministra e zavendësministra, me shumë shpenzime për telefonata, derivate e mirëmbajtje të veturave, për shpërblime të pa meritueshme e shumëçka tjetër.

“Kjo që po ndodhë, tregon shkallën e papërgjegjësisë të Kryeministrit në shfrytëzimin e parasë publike. Në nji ambient tjetër politik, mediat, shoqnia civile e qytetarët, do të duhej të kundërshtonin më krejt mjetet demokratike këta qeveritarë që nuk kanë ndjesi e përgjegjësi për paranë publike”, ka thanë ai për Gazetën Blic.

Krasniqi vuni në pah se qeveritarët nuk e ‘qajnë’ kokën për intersat e qytetarëve, por kanë hallë si me i rehatue familjarët e tyne.

“Qytetarëve ju kanë lanë vetëm rrugën e ikjes për me marrë botën në sy”!

Poashtu Krasniqi foli në lidhje me Demarkacionin me Malin e Zi ku theksoi se Thaçi ka përgjegjësinë kryesore për marrëveshjet e këqija t’arrituna me Serbinë e Malin e Zi.

“Thaçi e ka përgjegjësinë kryesore për marrëveshjet e këqija të arrituna me Serbinë e Malin e Zi, por tash çashtja asht e Qeverisë dhe e Kuvendit, të cilat tani ma nuk drejtohen nga ai.”

Simbas tij Thaci jo vetëm që nuk mund të vendos ma, por duhet me dhanë pergjegjësi, për pasojat e mëdha politike që po ja lenë vendit.

Kështu si asht Demarkacioni nuk duhet e as s’guxon me i shkue Kuvendit!