Krasniqi i reagon Hazirit: PDK’ja ia realizoi andrrën LDK’s

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, iu asht përgjigjë akuzave të Lutfi Hazirit nga LDK se gjoja partia e tij asht mosmirënjohëse.

Haziri e ka quejt po ashtu degraduese gjuhën e strukturave të PAN’it për thirrje në votat e LDK’s.

Memli Krasniqi thotë për “Indeksonline” se PDK ishte ajo e cila e ka ba për herë të parë LDK’n me kryeministër në historinë e tyne.

“PDK e ka ba LDK’n me kryeministër për herë të parë në historinë e tyne dhe atë si humbës të zgjedhjeve. Kështu që mosmirënjohës munden me qenë ata nëse nuk e vlerësojnë këtë zemërgjanësi politike që jau kemi tregue na”, ka thanë Krasniqi.