Krasniqi ja kthen: Mustafa asht ‘Velikan i Malit të Zi

Ish kreu i Kuvendit të Kosovës ka zgjedh shprehjen në gjuhën malazeze për kreun e egzekutivit, Isa Mustafa, në vazhdim të kundërshtimit që kanë nis në distancë.

E ka quejt “Velikan Crna Gora” e që ka kuptimin e “të madhit të Malit të Zi”

Për Jakup Krasniqin, me reagimet e tij kryeministri Isa Mustafa vazhdon ta konfirmojë se asht me gjithkënd pos me Kosovën.

Në përgjigjen tjetër që ja ka kthye Mustafës, në përplasjen në distancë që kanë nis të dy, Krasniqi ka thanë se kryeministri “vazhdon me kërkue rrugë dhe mënyra për me dëshmue se demarkacioni asht në rregull”.

 

Ky asht postimi i plotë i Krasniqit:

“VELIKANI I MALIT TË ZI”

Me reagimet e tij Kryeministri Mustafa vazhdon ta konfirmojë se është me gjithkënd pos me Kosovën! Ai vazhdon të kërkojë rrugë dhe mënyra për të dëshmuar se demarkacioni është në rregull. Po të angazhohej me kaq zell për të mbrojtur interesat e vendit që e përfaqëson jam shumë i sigurt që deri tani do t’i kishte gjetur provat se ky version i demarkacionit është në dëm të Kosovës. Mirëpo ky nuk është i interesuar, sepse, po të kishte qenë i interesuar t’i gjej, nuk i është dashur shumë punë por vetëm t’i thërras dhe t’i dëgjojë ekspertët të cilët deri tani i kanë dëgjuar të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë Kosovës dhe vetëm ai refuzon t’i dëgjojë, madje njërin nga ta nuk i duhet shumë për ta gjetur sepse e ka deputet të grupit parlamentar të partisë kryetar i së cilës është vet Isa Mustafa. Fjalën e kam për deputetin Shpëtim Bulliqi. Por jo, ai këtë nuk e bën, sepse është përcaktuar që historia ta kujtojë si “Velikan i Malit të zi” dhe jo si “Burrështetas i Kosovës”! Por edhe kjo është zgjedhja e tij!
Fundi i fundit çdo kush shkon atje ku përcaktohet vet. Por, në rastin konkret, kufijtë e Kosovës nuk do të mund t’i lëviz askush, sepse do ta mallkojnë Bjeshkët e Nemuna.
P. S.
Velikan Crna Gora – në shqip do të thotë, i Madhi i Malit të Zi.