Krasniqi kallxon se kush nuk ju gezue lirimit të Limajt!

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Jakup Krasniqi nepërmjet nji komunikate për media ka urue bashkëpartiakun e tij Fatmir Limaj për aktvendimin lirues nga Gjykata e Apelit.

Krasniqi përveç se ka urue Limajn dhe bashkëluftarët e tij që kanë qenë të akuzuem për krime lufte në rastin “Kleçka” nuk ka harrue që të përmend edhe pushtetarët.

Simbas tij ky nuk asht lajm i mirë për ata.

Shkrimi i plotë i Krasniqit n’Facebook:

URIME FATMIR!

Lirimi i Fatmirit dhe i gjithë të tjerëve nga Gjykata e Apelit, pas dy shpalljeve i pa fajshëm nga Gjykata e shkallës së parë, pas disa përpjekjeve politike për të gjetur fajësi, vërtetë është lajm i mirë, jo vetëm për të akuzuarit, por edhe Drejtësinë tonë goxha të lënduar!

Në një rast të tillë, urimi ju shkon dhe ju shkon shumë familjarëve që për vite jetuan nën ankthin e frikës, frikë që nuk i lejonte ta gëzonin lirinë e fituar me sakrifica të shumta. Është lajm i mirë për bashkëluftëtarët e bashkëkombësit. Pse jo është lajmë i mirë edhe për pushtetarët!
Po këta të fundit e kanë zgjedhur heshtjen?!

A thua pse?

Ata kur bëhen ndjekje spektakulare, vrapojnë ta mbështesin “sundimin e ligjit”?! Shumë, shumë mirë! Po, pse nuk e mbështesin verdiktin e gjyqësorit, kur ai është pozitiv, si në rastin në fjalë?

Megjithatë, qytetarët festuan dhe uruan!

Sido që të jetë është ndjesi shumë e mirë, kur dy shkallet e gjykatave, shpallin pafajësinë e njerëzve që ndihmuan shumë të na sillnin lirinë!

Në këto raste, Urimi nga zemra, është gjest njerëzor! Është një shpërblim, për të përndjekurit!

Urime Fatmir!

Urime bashkëluftëtarë!