Krasniqi: Nuk rehabilitohet problemi me doreheqjen e komisionit, duhet te dorehiqen Presidenti dhe Kryeministri!

Jakup Krasniqi, kryetar i Keshillit Kombetar per Nisman e Kosoves ka thane se Qeveria asht fajtore per parametra se si asht vendos kufini me Malin e Zi.

Ai ka thane se kufini nuk caktohet me kadaster, dhe kjo nuk asht dasht me qene element baze per shenimin e kufinit.

Krasniqi ka thane se askush ma mire se qytetaret nuk e dijne se ku asht vija e kufinit.

Simbas tij, Presidenti por edhe Kryeministri jane ngute, tue thane se gjithçka ka qene ne rregull, por sot gjanat kane ndryshue dhe duhet me u ba nji rishikim i ketij kufini.

Ai ka kerkue qe Presidenti, por edhe Kryeministri per pergjegjesine qe e kane, duhet me dhane doreheqje dhe vendi duhet me shkue ne zgjedhje.

Krasniqi ka thane se deputetet qe kane thane se vija kufitare me Malin e Zi e damton vendin, duhet me mbajte fjalen e tyne dhe me mbajt pergjegjesi per vleresimin qe e kane thane.

“Sa i perket Lugines se Diellit kjo asht pasoje e marreveshjeve te Brukselit, sidomos ato te 19 Prillit dhe 25 Majit”, ka thane Krasniqi, tue shtue se nese keta jane ende ne pushtet, kemi me pase edhe ma shume dame per Kosoven.

Ai ka thane se e vetmja menyre asht pastrimi i ketyne njerezve dhe shkuemja e vendit ne zgjedhjet e parakohshme.

Simbas tij, opozita e bashkueme ka arrite me ndale Demarkacionin dhe Asociacionin, tue shtue se kthimi i Vetevendosjes nuk asht dasht me ndodh pa nji debat mes vete,sepse kauzat aty kane qene te perbashketa.

Derisa per sistemin e drejtesise ai ka thane se nuk asht tue funksionue, tue shtue se edhe loja qe po bahet me EULEX’in asht ne vazhden e favoreve te tyne politike se sa ne te mire te mireqenies se qytetareve.

Keto komente e shume te tjera, Jakup Krasniqi i ka ba n’emisionin Rrokum Roll me Fidan Jupollin ne Televizionin Rrokum.