Krasniqi: Presim nesër m’u pajtue edhe për ditën e seancës!

Takimi i nesërm konsultativ në mes të koalicionit PAN dhe të kryesuesit të Kuvendit Adem Mikullovci pritet me rezultue në arritjen e caktimit të datës së seancës së radhës.

Nënkryetari i PDK’s thotë se shpresojnë në nji dakordim mes palëve.

Por nuk dihet nëse aty ka me shkue dikush tjetër përveç PAN-it.

Ky takim vjen mbas dështimit të pesë seancave të kalueme për m’u formue institucionet.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, thotë për Express se shpreson që të nesërmen t’arrihet edhe deri te caktimi i datës së seancës.

“Na shpresojmë se përmes dakordimit në takimin konsultativ ka m’u përcaktue data e mbajtjes se seancës”, asht shpreh Krasniqi.

Ndërkohë që në takimin e thirrun për nesër e ka mohue pjesëmarrjen e tyne Lëvizja Vetëvendosje, derisa qëndrimin e tyne nuk e ka ba të ditun ende koalicioni LAA.