Krasniqi: Qeveria s’votohet t’Ejten, kemi mbështetjen e mjaftueshme!

Koalicioni PAN nuk planifikon që në seancën konstituive të 3 Gushtit me formue edhe Qeverinë.

Ndonëse ishte raportue se në seancën e 3 Gushtit mbas zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit ka m’u votue edhe Qeveria, deputeti i PDK’s, Memli Krasniqi asht shpreh se nji gja e tillë nuk beson që ka me ndodhë.

“Nuk besoj se do të jetë votimi i Qeverisë t’Ejten. Por besoj që t’Ejten mbas konstituimit të Kuvendit, zgjedhen Kryetarit dhe Nënkryetarët dhe pastaj”, ka thanë Krasniqi, të Martën mbas regjistrimit si deputet i Kuvendit.

Ai asht shpreh se kanë mbështetje të mjaftueshme për me konstituue Kuvendit dhe formue Qeverinë.