Krasniqi – Selimit: Emnin tand nuk e përmenda, pse po reagon ti në vend të Vetëvendosjes

Jakup Krasniqi nga NISMA dhe Rexhep Selimi nga Vetëvendosje, kanë fillue nji debat përmes reagimeve dhe kundëreagimeve, mbas deklaratës së ish-kryetarit të Kuvendit, se në kohën kur ai drejtonte organin legjislativ, nji deputet i Vetëvendosjes i kishte kërkue me fut policinë në seancë.

Krasniqi, tash në reagimin e tij i thotë Selimit, që nuk ka pase nevojë me reague mbasi ai asnjiherë nuk e ka përmend atë si personin që kishte kërkue intervenimin e policisë në seancë për me nxjerr VV’s nga situata kur kishte uzurpue ulësen e kryetarit të Kuvendit, gjatë protestës për me pengue marrëveshjen me Serbinë që Kosova kishte nënshkrue në Bruksel.

Shkrimi i plotë i Krasniqit:

E THASH TË VËRTETËN TIME!
I nderuari Rexhep,
Emrin tuaj nuk e kam përmendur askund publikisht. Unë nuk po mund ta kuptoj pse reagove ti në vend që të reagonte VV-ja?
Rexhë, përmes letrës publike me pyete, pse e kam dëgjuar deputetin e VV-së dhe nuk e paskam pyetur Kryetarin e atëhershëm të VV-së?
Tani po të pyes unë, ty, pse nuk po e respekton hierarkinë, lidhur më ketë, pra kryetarin e atëhershëm Albin Kurtit dhe shefin e atëhershëm të grupit , Visar Ymerit, por po reagon ti?
Krejt çka kam të them në ketë rast është kjo:
Po kërkoj nga deputeti i VV-së që në ditën kur u diskutua në Kuvend marrëveshja e 19 prillit 2013, ta merr guximin qytetar, guximin njerëzor, mos të frikësohet për të thënë të vërtetën e kërkesës së tij për të ndërhyrë policia!
Deputeti duhet ta dinë, integriteti i njeriut tregohet të ditë të vështira!
Nëse deputeti i VV-së nuk ka guxim ta thotë të vërtetën, le të tregoi nga kush po frikësohet?! A mund të bashkëjetohet me partinë që nuk të beson dhe i frikësohesh! Nuk di, si mund t’u besohet atyre njerëzve që nuk kanë guxim ta thonë të vërtetën, se vendit e popullit do t’ua kthejnë ndryshimin e perspektiven?
Unë po frikësohem për friken e deputetit për ta pranuar të vërtetën e vetë?!
Deputet, mos qofsha në lëkurën tende! Pse po e fsheh një të vërtetë të dal në shesh?
Megjithatë unë e thash të vërtetën time!