Krasniqi: Situata ka ardhe deri ketu qe deputetet me shpetue fatin e vendit tue shkarkue Qeverine!

Heshtja e institucioneve karshi aktiviteteve te prifterijve per Kishen ne kampusin e UP’s  me jep droje se ne bisedimet e Brukselit, edhe ka muejt me u legalizue

 

Jakup Krasniqi nga Nisma per Kosoven, sa i perket propozimit te deputetit te PDK’s Shaip Muja per Demarkacionin ka thane se asht i vonuem, dhe mundesia e vetme simbas tij, asht qe Kuvendi duhet me thane fjalen e vet mos me votue Projektligjin per Demarkacionin.

Ai ka thane se mundesia e fundit per Demarkacionin asht Gjykata e Arbitrashit.

Krasniqi ka thane se na si Kosove nuk kemi konflikt me Malin e Zi, por simbas tij, opozita e ekspertet po thone se vendi ka humb territor.

Simbas tij, gabimin e radhes qe ka ba per kete problem, qeveria asht se ate dite me 1 Shtator e ka terhek dhe nuk e ka lane me votue deputetet ngase nuk kishte me kalue, tue shtue se asht vullneti i deputeteve qe ky ligj mos me kalue.

Jakup Krasniqi perballe Fidan Jupollit ne Rrokum Roll ne Televizionin Rrokum ka thane se kemi nji krize politike dhe krejt keto jane pasoja te kryeministrit qe nuk asht ne gjendje me debatue me zgjedhe kete problem.

Kryetari i Keshillit Kombetar te Nismes se Kosoves ka theksue se demarkacioni ka ba qe edhe zhvillimet shoqnore ne vend te ngecin dhe qytetaret nuk po shohin zgidhje por vetem qysh me ike prej vendit.

Ai ka thane se e vetmja mundesi per kete zgjidhje jane zgjedhjet e reja dhe ne zgjedhje ne demokraci qytetaret munden me zgjidhe me i dhane nji drejtim vendit.

Por sa i perket mocionit per rrximin e qeverise, Krasniqi ka thane se per kete opozita e ka problem me i ba 61 deputet.

Perderisa, per postimet e tij ne Facebook dhe polemikat qe ka pase me Mustafen,  Krasniqi ka thane se gjuha e komunikimit te krenat e institucionet len shume per me deshirue dhe kjo gjuhe ma se miri  e tregon edhe kulturen dhe edukaten qe kane ata karrshi problemeve dhe halleve te qytetareve.

Krasniqi ka tha se me asnji lider politik as me Thacin por as me Mustafen nuk ka asgja personale por simbas tij vete koalicioni dhe deklaratat qe dhane mbrenda dites shihet qe jane  mashtruese per cdo aspekt shoqnor ne vend.

Kurse sa i perket Asociacionit, ai ka thane se kjo asht per te ardhe keq, ngase per kete problem, e ka dhane verdiktin Gjykata Kushtetuese madje ka dale qe jane shkel 23 nene te saj.

E sa i perket Kishes serbe ne kampusin e UP’s, Krasniqi, ka thane se ajo asht kishe politike dhe asht ndertue ne nji hapesine universitare, dhe do duhej me u vleresue se asht ndertue ne nji vend te gabuem, tue shtue se Kisha serbe gjithnji e ka luejt nji rol negativ ne histori sa i perket propagandes anti-shqiptare.

Por ka thane se ka droje qe ne bisedimet e Brukselit asht arrite ndonji marreveshje e msheft qe kjo Kishe edhe te mundet me u legalizue.