Krasniqi tregon cilat parti duhen me formue qeverinë

jakup krasniqi rrokum

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka nji propozim interesant për formimin e Qeverisë e që përfshinë PAN’in dhe VV’n.

Thotë se mbas votës së popullit koalicioni mes PAN e VV krijon mundësi të shumta.

Shkrimi i plotë i Krasniqit në Facebook:

SOVRANI FOLI – POLITIKA DUHET TA LEXOJ DREJTË

NËse ndonjëherë Republikës së Kosovës i është dashur një koalicion i madh, ai duhet të jetë tani o kurrë!

Është në obligimin e politikanëve të PAN-it dhe atyre të VV-së që ta analizojnë me urti situatë në Kosovë dhe të marrin vendimin që i duhet Kosovës dhe qytetarëve të saj. Koalicioni në mes këtyre subjekteve zgjedhore, krijon mundësi të shumta!

Politikanët e këtyre subjekteve duhet të mendojnë racionalisht! Le të fitoj urtija politike e njerëve vendimmarres në politikë!