Krasniqi tregon se a ka me qenë kandidat për kryeparlamentar

Dilema të shumta janë krijue lidhun me kandidimin e deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, për postin e kryeparlamentarit.

Të përfolun ishin Memli Krasniqi e Enver Hoxhaj, në rast se Kadri Veseli tërhiqet nga kandidatura.

Mirëpo, nji mundësi të tillë e ka mohue i përfoluni Memli Krasniqi. Në nji prononcim për Indeksonline, Krasniqi të tilla etiketime i ka quejt spekulime.

“Këto janë vetëm spekulime të pastra”,asht shprehë ai.