Krasniqi: VV e LDK nuk ishin të interesuem për seancë, “ishin nën ethet e fushatës”

Memli Krasniqi shef i Grupit Parlamentar të PDK’s, ka thanë se sjelljet e Vetëvendosjes e LDK’s ishin nji skenar i pregaditun.

Ai ka thanë se ata ishin nën ethet e fushatës zgjedhore që nis nesër.

Simbas Krasniqit, opozitarët nuk ishin të interesuem që të mbahet seanca ku duhej me raportue kryeministri, Ramush Haradinaj, për programin qeverisës.

Ai ka thanë se ata kanë qenë të gatshëm që të mbahet seanca, por jo në mënyra imponuese qysh u ba sot.

Shperndaje në: