Krejt çka ju duhet për leje – veç në komunë

Nga sot e tutje të gjithë qytetarët kanë me pasë mundësi që aplikimin dhe pëlqimin për marrjen e lejeve ndërtimore me e ba në nji zyrë të vetme shërbyese (One Stop Shop) në Komunën e Prishtinës në të cilën kanë mundësi me aplikue edhe për çasje në rrjetin energjetik të KEDS’it dhe atë të Ujësjellësit rajonal Prishtina.

Kjo u konfirmue sot me nënshkrimin e marrëveshjes me ç’rast kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti tregoi qëllimin e nënshkrimit të saj.

Ndërsa Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapesinor, Ferid Agani, përmendi nismën e tillë si plotësim i detyrimit të dispozitave të ligjit për planifikim.

Kjo asht marrëveshja e parë e nënshkrueme mes Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapesinorë me kompanitë Publike me qëllim të qasjes sa ma të lehtë dhe thjeshtësimit të procedurave për marrjen e lejeve ndërtimore.