Kremlini i del në mbrojtje Putin’it mbas “Panama Papers”. Marifet i CIA’s, thone

Zadhanësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thanë se raportet në lidhje me të dyshuemit në rastin “Panama”, në të cilin asht i përfshimë edhe Presidenti rus Vladimir Putin, ka për qëllim me diskreditue ate përpara zgjedhjeve.

“Objektivi kryesor i dezinformimit asht Presidenti ynë, sidomos tue i pasë parasysh zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, tha Peskov në konferencë për shtyp në Moskë, raporton Reuters.

Zgjedhjet parlamentare janë caktue për në Shtator.

Simbas tij, përfshimja e Putin në ato dokumente asht ba për shkak se jashtë Rusisë tana vendet janë në panik nga”putinofobija”.

Peskov, shtoi se ajo që asht publikue nuk përmban asgja konkrete, asgja të re lidhun me Putin.

Ne Kremlin thone se ish zyrtare te CIA i kane ndihmue gazetaret me i analizue dokumentet dhe krejt asht marifet i CIA.