Kreu i KE, Juncker, Turqisë: Harrone BE’në nëse e riktheni denimin me vdekje

Kryetari i Komisionit Europian (KE) Jean-Claude Juncker tue komentue situatën e tensionueme në Turqi tha se, “Nëse Turqia rikthen ligjin e dënimit me vdekje, Bashkimi Europian (BE) ka me ndalue anëtarësimin e Turqisë në BE”, tue theksue që Turqia me këtë situatë nuk mundet me u ba pjesë e BE në nji kohë të afërt.

Jean-Claude Junker ma tej shtoi, “Madje edhe për nji kohë të gjatë ky anëtarësm ka me qenë i pamundun”, raporton Agjensia e Lajmeve Reuters.

Pamvarësisht deklaratave për përmbajtje nga zyrtarët e BE ndaj Qeverisë Turke, kjo e fundit vazhdon arrestimet tue pastrue simbas saj anëtarët e Lëvizjes Gulen nga administrata shtetnore.

Gjatë ditës së sotme nji gjykatë turke lëshoi urdhën-arrest për analisten e njohun opozitare Nazli Ilixhak dhe 41 gazetarë me akuzën për pjesmarrje në Lëvizjen Gulen,