Kreu i Kuvendit, çka thotë për Kosovën dhe Britaninë!

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka komentue largimin e Britanisë së Madhe nga familja e madhe e Bashkimit Europian.

Ai nëpërmjet nji statusi në “Facebook”, ka shkrue se Britania dhe Republika e Kosovës megjithatë do të jenë të pandashme.

“Pamvarësisht rezultatit të referendumit britanik, dy gjana mbesin të pandryeshueshme për Republikën e Kosovës: bashkëpunimi i shkëlqyeshëm me Britaninë e Madhe dhe rruga e integrimit të vendit tonë në Bashkimin Europian”, ka shkrue ai.

Ky asht postim i plotë:

Me keqardhje mësuam lajmin për largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian.

Përkundër këtij zhvillimi, ne besojmë se ka diçka që i bënë të pandashëm Bashkimin Europian, Britaninë e Madhe dhe Kosovën: demokracia liberale, të drejtat dhe liritë e njeriut, vlerat e shoqërisë së hapur dhe ekonomia e tregut të lirë, mes shumë vlerave të tjera.

Pavarësisht rezultatit të referendumit britanik, dy gjëra mbesin të pandryeshueshme për Republikën e Kosovës: bashkëpunimi i shkëlqyeshëm me Britaninë e Madhe dhe rruga e integrimit të vendit tonë në Bashkimin Europian. K.V