Kreu i Kuvendit del sot jashtë Prishtinës!

kadriveseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli nuk pritet me drejtue seancën e sotme plenare.

Të paktën nëse i referohemi agjendës se tij për ditën e sotme.

Kreu i Kuvendit, ka me qenë larg Prishtinës në kohën kur pritet me u mbajt seanca e parë për sesionin vjeshtor.

Simbas nji njoftimi dërgue mediave nga ana Kuvendit, Veseli ka me marrë pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Forum Biznisit, i cili mbahet në Prizren.

Ai ka me mbajtë edhe nji fjalim në këtë Panair, i cili fillon n’orën 12:30.

Posa të përfundoj këtë aktivitet, kryekuvendari Veseli ka me u nisë drejt qytetit të Drenasit ku ka me ba homazhe në fshatin Shkabaj, te varri i Fehmi e Xhevë Lladrovcit n’orën 14:00.

Në bazë të kësaj agjende i bie që Veseli mundet me drejtue seancën vetëm për nji kohë të shkurtë.