Kreu i Kuvendit e jep nji zotim të madh për Demarkacionin!

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli nuk ka dhanë nji datë të saktë se kur do të votohet marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi, megjithatë ka thanë se kjo çashtje ka me perfundue.

Në pyetjen nga përfaqësues të Malit të Zi, në Seminarin e Asamblesë së Përgjithshme të NATO’s që po mbahet në Prishtinë, Veseli tha se nuk kemi asnji çashtje të hapun me Malin e Zi dhe falënderoj këtë shtet që me asnji deklarate nuk ka nxit ndonji jostabilitet.

Veseli shtoi se duhet të kuptohet se edhe pozita dhe opozita janë të interesueme me përfundue çashtja e demarkacionit, por opozita ka dyshime se vija e kufinit nuk asht përcaktue si duhet.

 “Gjithsesi na kemi me përfundue këtë çashtje edhe me Malin e Zi kemi me pasë vetëm raporte të mira”, tha ai.