Kreu i Kuvendit: Jemi pranë shtetit mik – Turqisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka denue ashpër sulmin e mbramshëm terrorist n’Aeroportin e Stambollit, ku si pasojë humbën jetën dheta qytetarë të pafajshëm dhe u lenduen shumë të tjerë.

Veseli ka thanë se sulmi terrorist n’Aeroportin e Stambollit nuk asht i drejtuem vetëm kundër sigurisë së shtetit turk, por synon me krijue efekt pasigurie në shkallë globale.

Lexoni të plotë postimin e Veselit në Facebook:

“Sulmi i mbrëmshëm terrorist në Aeroportin e Stambollit që mori jetën e dhjetëra qytetarëve të pafajshëm dhe la të lënduar edhe shumë të tjerë, nuk është i drejtuar vetëm kundër sigurisë së shtetit turk, por synon të krijojë efekt pasigurie në shkallë globale.

Ne ndajmë dhimbjen me të afërmit e viktimave të pafajshme dhe qëndrojmë pranë shtetit mik Turqisë si aleat, së bashku me gjithë botën demokratike, në luftën kundër terrorizmit, kësaj të keqeje globale”.