Kreu i Kuvendit kallxon se për çka ka nevojë Kosova

vesellii

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim nji delegacion të gjanë nga Komisioni për Çashtje Europiane nga landi Nordrhein Westfalen i Gjermanisë.

Delegacioni ishte i përbamë nga katër parti parlamentare.

Parlamentarët gjermanë, u interesuen për zhvillimet politike në Kosovë, në mënyrë të veçantë për klimën e investimeve dhe bazën ligjore që Kosova ka ndërtue në këtë fushë.
Tue theksue nevojën e rritjes së bashkëpunim ekonomik midis vendeve të rajonit, mysafirët nga Gjermania shprehën interesimin e tyne për qasjen e Kosovës ndaj investitorëve të huej potencialë, veçanërisht atyne gjermanë, si dhe për pasunitë natyrore që posedon vendi ynë.

Kryetari Veseli, tha se Kosova vazhdon të ketë nevojë për investime të hueja dhe në këtë drejtim, theksoi domosdoshmëninë e nji pranie ma të madhe të bizniseve gjermane në vendin tonë.

Ai tha se institucionet e Kosovës janë të përkushtueme të bajnë ndryshimet e nevojshme ligjore, në funkcion të përmirësimit të klimës së biznisit, tue e ba atë më tërheqëse për investitorët e huej.