Kreu i Kuvendit, qe çka thotë për Trepçën!

kadriveseli

Mbas takimit me femijët e punëtorive të demokracisë, Kadri Veseli foli edhe për “Trepçën”.

Gjatë vizitës që u bani femive që po ndjekin programet e edukimit për demokraci, Kadri Veseli foli edhe për vizitën e zavendëskryeministrit të Kosovës Branimir Stojanovic në Bruksel.

Stojanovic në kryeqytetin europian po takohet me zyrtarë të BE’s me të cilët po diskuton rreth Ligjit për “Trepçën” të miratueme në Kuvendin e Kosovës më 8 Tetor.

Lista Serbe pjesë e së cilës asht Stojanovic nuk e votoi Ligjin për “Trepçën”, ndërsa simbas mediave serbe zavendëskryeministri kosovar këtë ligj gjatë takimeve të tij po e konsideron të damshëm.

Veseli megjithatë u tregue i pashqetësuem nga takimet dhe vizita e Stojanovic’it.

“Çashtja e ‘Trepçës’ ka përfundue. Nuk ka asnji motiv tjetër pos atij ekonomik dhe çdo qellim tjetër që ka mendu ta vë në pazare çashtjen e ‘Trepçës’ ka gabue,” tha Veseli.

Lista Serbe mbas miratimit të Ligjit për “Trepçën” e ka ngri pjesëmarrjen e përfaqësuesve të saj në Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës.