Kreu i Kuvendit, qe me kend u takue në Britani të Madhe!

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thanë se krijimi i grupit të miqësisë Britani e Madhe- Kosovë, i Parlamentit të Britanisë së Madhe, asht arritje e bashkëpunimit tonë ndërparlamentar.

Këto komente Veseli i bani përmes nji postimi në Facebook, ku theksoi se ka pasë kënaqësinë që ka takue ministrin për çashtje europiane, David Liddington, Lordin Tomlinson, Baroneshën Eynly si dhe anëtarë të tjerë të dy Dhomave të Parlamentit Britanik.

Ky asht postimi i plotë:

Krijimi i Grupit të miqësisë Britani e Madhe- Kosovë, i Parlamentit të Britanisë së Madhe, është arritje e bashkëpunimit tonë ndërparlamentar.

Në takim me Grupin e Miqësisë nga Parlamenti Britanik me Parlamentin e Kosovës, pata kënaqësinë të takohem me ministrin për çështje evropiane, David Liddington, Lordin Tomlinson, Baroneshën Eynly si dhe anëtarë të tjerë të dy Dhomave të Parlamentit Britanik, që përfaqësojnë të gjitha partitë.

Me këtë rast, kam shprehur falënderim dhe mirënjohje për gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit ndërparlamentar.

 

3-veseli

 

4-veseli

 

5-veseli

 

7-veseli