Kreu i Kuvendit, Veseli: Arsimi, bazament për zhvillimin ekonomik të vendit

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, mori pjesë në ceremoninë e përurimit të Shkollës së Mesme të Naltë të Mjekësisë “Dr.Xheladin Deda”, në Mitrovicë.

Gjatë fjalës së tij, kryeparlamentari Veseli potencoi randësinë e krijimit të kushteve sa ma të mira në sektorin e arsimit, si dhe të rritjes së kualitetit në këtë fushë, si bazamenti kryesor i zhvillimit ekonomik të vendit.

Kryetari Veseli theksoi se arsimi asht tejet i randësishëm, jo vetëm për të tashmen, por edhe të ardhmen e të rijve tanë, familjeve të tyne dhe shtetit të Kosovës. Ai tha se asht detyrë e nxanësve të mësojnë ma shumë, ndërsa e institucioneve të bajnë ma shumë për fëmitë dhe të rijtë.

Në vazhdim, kreu i Kuvendit theksoi randësinë e shkollës së mesme të mjekësisë, reputacionin dhe kuadrin tejet të respektuem të saj në nivel vendi.

“Kjo shkollë me reputacion të jashtëzakonshëm, krijoi kuadro të respektuem jo vetëm për shëndetësinë e Mitrovicës, por për tanë Kosovën”, theksoi kryetari Veseli.

Ai ma tej rekomandoi që të rijtë me qenë të përkushtuem për arsimim, ngase, shtoi kryetari Veseli, të arsimuemit janë bartësit e përgjegjësive të zhvillimit të shtetit.

“Çdo shkollë asht shtyllë e shtetit. Me aftësimin tuej, ju keni me i shërbye qytetarëve, shëndetësisë dhe atdheut, Kosovës tonë të dashun”, theksoi kryetari Veseli.