Kreu i Kuvendit, Veseli: Mosmarrëveshjet të zgjidhen me dialog, jo me dhunë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka kujtue 2 tetorin, Ditën Ndërkombëtare Kundër Dhunës.

Ai ka shkrue në Facebook se duhet të angazhohemi kundër dhunës nëpër botë, por ka përmendë edhe zhvillimet politike vitin e kaluem në Kosovë, tue thanë se mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen me dialog dhe jo dhunë.

Postimi i Veselit:

“2 Tetori njihet si Dita Ndërkombëtare Kundër Dhunës, në nder të ditëlindjes së Mahatma Gandit, predikuesit më të njohur të paqes e të jodhunës. Në këtë ditë, të gjithë angazhohen nëpër botë që të përhapin mesazhin e jodhunës! Zhvillimet politike të vitit të kaluar në Kosovë e bëjnë të nevojshëm këtë mesazh edhe tek ne. Prandaj elita jonë politike duhet të mësohet që zgjidhjen e mosmarrëveshjeve politike apo mospërputhjeve të ideve, ta bëj nëpërmjet dialogut e tolerancës e kurrsesi jo nëpërmjet dhunës. K.V”