Kreu i Kuvendit, Veseli: Prodhuesit dhe investitorët vendorë janë heroj të vërtetë

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thanë se prodhuesit vendorë janë herojtë e vërtetë të Kosovës.

Në takimin e tij në Panairin e Biznisit në Prizren, Veseli ka thanë se Kosova asht vend i sigurtë me të ardhme të ndritun, sepse ka rini kreative dhe inoative.

Lexoni postimin e plotë të kryeparlamentarit Veselit:

Prodhuesit vendorë dhe investitorët që investojnë në Kosovë, janë heronj të vërtetë të ditëve tona. Ata me punën dhe përkushtimin e tyre, janë duke bërë atë që sot i duhet më së shumti vendit tonë – zhvillimi ekonomik dhe krijimi i vendeve të reja të punës. Gjatë hapjes së Panairit të biznesit në Prizren, i sigurova prodhuesit vendorë dhe investitorët e jashtëm se Kosova është vend i sigurtë me të ardhme të ndritur, ngase ka rini kreative dhe inovative. K.V.

14344715-650366218471921-5319276115233578393-n 14355617-650366288471914-8487781462086099324-n 14440896-650366338471909-8037937666690614366-n 14441162-650366211805255-4489175461468524222-n