Kreu i Nishit, qe qysh ironizon me Skenderbeun!

Kryebashkiaku i Nishit, Zoran Persic, asht shpreh kategorikisht kundër vendosjes së monumentit të Skënderbeut në qytetin e tij, si e ka propozue kreu i Këshillit Nacional Shqiptar në Luginën e Preshevës, Jonuz Musliu.

Persic, tue fol për agjencinë serbe të lajmeve Beta, thekson se e konsideron si sulm politik propozimin e Musliut, mbasi Nishi nuk ka lidhje fare me Skënderbeun.

“Unë e njoh historinë madje e njoh mirë por Skënderbeu nuk ka asnji lidhje serioze me neve”, – ka thanë ai.

Kryebashkiaku Persic, shton ma tej se “qinda banorë të Nishit kanë ma shumë lidhje me Bujanocin dhe t’afërm sesa Skënderbeu me këtë qytet”.

“Sa për të ngrit monumente, ma mirë me ba me nji hero të filmave amerikanë si rosakun Donald apo dhe Brus Lee”, – ka shtue ai me ironi.

Jonuz Musliu dha propozimin e tij disa ditë ma parë, tue theksue se Skënderbeu ka nji lidhje historike me Nishin, mbasi kur u kthye nga Turqia, me 300 kalorës shpëtoi nji qytet serb tue luftue me turqit.

Këshilli komunal i Bujanocit vendosi së fundmi heqjen e emnit të Karagjorgjevic’it nga sheshi kryesor i qytetit dhe emërtimin e tij si sheshi “Skënderbe”.