Kreu i SHISH: Pajisja e përgjimit nuk u deklaru

Vishoajazilika

Kreu i Shërbimit Informativ Shtetnor, Visho Ajazi Lika deklaroi në Komisionin e Sigurisë se ata kanë marrë informacion për nji pajisje përgjimi që ka hy në Shqipni.

Ai tha se SHISH ishte i shqetësuem mbasi pajisja IMCI Catcher nuk u deklaru.

“Pajisja kishte hy në Shqipni, ishte në nji ambient trajnimi.

Pajisja e pergjimit nuk u deklaru. Informova prokurorinë për pajisjen IMCI Catcher.

Nuk kemi asnji informacion se kush dhe pse asht përgjue mbasi nuk asht në tagrin tonë. Dinim që pajisja ndodhej në Vlorë dhe perdorej për trajnim,” tha Ajazi Lika.