Kreu i VV’s: Demarkacioni nuk kalon!

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, n’intervistën për gazetën “Shekulli” persëriti qendrimin e premë të opozitës dhe të partisë që ai drejton se ndamja e kufinit mes Kosovës dhe Malit të Zi nuk duhet me kalue, sepse Kosovës i merren ma shumë se 8200 hektarë tokë.

Ymeri tha se VV ka me vendosë në dispozicion të procesit kapacitetin e saj njerëzor e logjistik në funkcion të ndalimit të versionit aktual të Marrëveshjes për Demarkacionin.

Kjo marrëveshje për demarkacionin e kufinit me Malin e Zi nuk asht se thjesht çalon, kjo asht tanësisht e jashtëligjshme dhe antikombëtare.
Asht e jashtëligjshme sepse kjo marrëveshje asht nënshkrue në kundërshtim me nji rezolutë të Kuvendit të Kosovës, të miratueme me 25 Qershor 2015, e cila rezolutë e detyronte qeverinë që para se të nënshkruente marrëveshje të tillë të njoftonte Kuvendin.

Ky njoftim nuk ndodhi kurrë, ndaj qeveria ka shkelur ligjin dhe ka kryer një farë puçi institucional, duke e vendosur veten mbi Kuvendin.