Kreu i VV’s, qe qysh e sheh çashtjen e Demarkacionit!

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, gjatë seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, ka thanë se marrëveshja për demarkacion me Malin e Zi asht imponim që Kosova me humbë territor.

Ai ka thanë se marrëveshja për kufinin me Malin e Zi mund të ratifikohet në Kuvend vetëm nëse ajo rishikohet dhe fillohet nga pika zero.

“Nuk ka paqartësi, por nuk ka edhe mundësi që marrëveshja të ratifikohet në mënyrë demokratike. Këtu ka shumë deputet që ja duen të mirën Kosovës dhe nuk pranojnë të bahen vegla të këtij pushteti”, ka thanë Ymeri.

“Këtu marrëveshja për demarkacion mund të ratifikohet vetëm nëse jepen poste të ndryshme. Kjo marrëveshje nuk ban me u ratifikue. Marrëveshja duhet rishikue dhe procesi duhet me fillue nga zero. Marrëveshja asht imponim për të na marr territor. Si imponim na duhet të përballemi me të”, ka shtue ai.