Krijimi i Asociacionit, Maric: Nji pjesë e randësishme e procesit asht vullneti politik që vjen nga Prishtina

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, dhe tash edhe koordinatori i Ekipit Drejtues për themelimin e statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe Ljubomir Maric, ka thanë se mbas nji raundi të ri të negociatave midis Beogradit dhe Prishtinës, kane me u ba pregaditjet për hartimin e Statutit të Asociacionit, i cili mandej duhet të miratohet në Kuvend, tue shtue për vullnetin e dokshëm nga Prishtina.

“Nji pjesë e randësishme e procesit asht vullneti politik që vjen nga Prishtina. Dhe në nji bisedë me kryeministrin, Mustafa e kam pa se kemi përkrahje politike”,ka thanë Maric për RTS.

Ai ka vnue në dokje gjithashtu se procesi i formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe paraqet kërkesën dhe nevojën e qeverisë së Kosovës për të zbatue pjesë të marrëveshjes, por jo që kjo mund të reflektojë pozitivisht në rrugën europiane të Serbisë.