Krijohet grupi “Friends of Albania” në PE

Në Bruksel asht krijue grupi i Miqësisë “Friends Of Albania” në Parlamentin Europian, e organizueme nga zavendëspresidenti i PE’s, David Sassoli.

Ministri i Jashtëm i Shqipnisë, Ditmir Bushati tha se ky grup ka me  shërbye si urë miqësie mes PE’s dhe Shqipnisë, tue rritë mbështetjen për avancimin e Shqipnisë në procesin e integrimit në BE.

“Parlamenti Europian ka qenë gjithnji nji mbështetës aktiv i përpjekjeve tona, dhe na besojmë në ndihmën tuej, që Bashkimi Europian me vijue të ketë në fokus rajonin tonë. Na mbështesim nji politikë të zgjanimit të drejtë, bazue në meritat personale, por gjithashtu ka nevojë për nji qasje rajonale të balancueme mbi zgjanimin”, tha Bushati.

Europarlamentarët vlerësuen politikën konstruktive të Shqipnisë në rajon, angazhimin e Shqipnisë dhe progresin e qendrueshëm në zbatimin e pesë prioriteteve kyçe për hapjen e bisedimeve për anëtarësim, tue rikonfirmue mbështetjen e PE’s për rrugëtimin europian të Shqipnisë.

Ata u ndalën në rezultatet pozitive që kjo praktikë ka prodhue me vendet e tjera që tashma janë anëtare të BE’s.