Krim i randë në Kavajë, ndodh vrasje dhe vetëvrasje!

Nji ngjarje e randë ka ndodh mëngjesin e sotëm në qytetin e Kavajës.

Simbas burimeve nga policia, nji 29-vjeçare e identifikueme si Jonida Çamaku asht gjetë e vrame në banesën e saj në katin e 4 të nji ndertese.

Dyshohet se autori për këtë vrasje asht Sokrat Shani, i cili më pas asht vetëvra në fshatin Krutje të Lushnjes.

Pranë trupit të Shanit asht gjet nji letër, ku ka qenë e shkrueme nji adresë dhe nji emën.

Policia ka shkue n’adresën e lanë nga Shani dhe aty kanë gjetë trupin e 29-vjeçares me sheja dhune dhe e vdekun.
Policia ka nisë hetimet për me zbardhë ngjarjen.